-3.5 C
Mitrovice
E hënë, 2 Shkurt, 2026
spot_img

Vetaksident me fatalitet në Mitrovicë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 15:30 në fshatin Vërrnicë të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima kishte qenë duke drejtuar një traktor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe e ka devijuar rrugën.

Viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që i ka pësuar nga rrokullisja e traktorit.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e tjera relevante, të cilat po punojnë në zbardhjen e rastit.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT