-0.8 C
Mitrovice
E diel, 1 Shkurt, 2026
spot_img

Musliu: Nuk kam asnjë informacion se Veseli po qëndron në Kosovë

Mediat kanë raportuar sot se ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli gjendet në Kosovë.

E kontaktuar nga “Zëri”, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se nuk ka informacion nëse Veseli gjendet në Kosovë.



“Unë nga ti po dëgjoj këtë lajm, nuk kam asnjë informacion për këtë” , ka thënë Musliu.

Sipas raportimeve Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë shëndetësore.

TË FUNDIT

TË FUNDIT