Hillary Clinton ka thënë se është “nën presion enorm” për ta sfiduar Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Shtëpinë e Bardhë. Ish kandidatja nga Demokratët ka refuzuar që ta përjashtojë mundësinë e rikandidimit. “Kurrë mos thuaj kurrë”, është përgjigjur ajo për BBC, transmeton Klan Kosova.
72 vjeçarja ka thënë se mendon “gjithë kohën” se çfarë presidente do të mund të kishte qenë nëse do ta mposhte Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016. Janë 17 demokratë në konkurrencë për t’i prirë partisë në zgjedhjet e 2020 ës.