3.2 C
Mitrovice
E diel, 1 Shkurt, 2026
spot_img

Miftaraj deputetes së VV’së: Nuk iu kemi akuzuar ne për korrupsion por Prokuroria, ne vetëm kemi raportuar

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenez mbi raportimin për korrupsion për rastin e rrënimit të aneksit të ‘Abi Çarshi’. Miftaraja ka thënë se në rastin e deputetës së VV-së vetëm kanë raportuar se është duke u hetuar për korrupsion.

Sipas tij ajo nuk është akuzuara as nga ana IKD e as BetimiperDrejtesi, por nga prokuroria.



Postimi i plotë:

Deputete Jetmire Vrenezi!

Vepra penale per te cilen te akuzon Prokuroria, hyn ne kuader te veprave penale te korrupsionit.

As IKD e as BetimiperDrejtesi, spo te akuzon se je e korruptuar, vetem po RAPORTOJME, se je e akuzuar per korrupsion. Vepra penale e keqperdorimit te detyres zyrtare eshte NANA dhe BABA e veprave penale te korrupsionit. Vepra penale e keqperdorimit te detyres zyrtare eshte vepra e pare ne kapitullin e veprave penale korruptive ne Kodin Penal te Kosoves.

Gjykata do te vendos nese je e pafajshme, dhe nese edhe kjo aktakuze hyn ne kuader te aktakuzave politike dhe me porosi.



Pafajesine kerko ne gjykate! Rastin tend jemi duke e monitoru prej fillimi. Personalisht, aktakuza ndaj teje me duket jo profesionale, por prape nuk jam UNE e as TI qe vendosim per pafajsine tende. Eshte gjykata.

E sa i perket perpjekjeve te kota tua dhe te sojit si Ju, per me u ba redaktor te shkrimeve ne IKD dhe BetimiperDrejtesi, kot e ke ti, sikurse e kane pasur kot edhe shume para teje.

IKD dhe BetimiperDrejtesi kane pervoje te gjate me komandanta, me njerez te fuqishem nga politika ne 13 vitet e fundit, ku jane mundu me na korigju, me na friku, me kercenu, me na sha, ofendu, e cka mos. Thjeshte i kemi injoru.

E nderuara deputete, fatin e njejte do ta kesh edhe ti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT