17.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Kandidati i VV-së për deputet: Jemi të përgatitur që me çdo kusht ta mbrojmë shpresën e qytetarëve

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka reaguar në lidhje me vendimin PZAP-së për të mos i marrë parasysh rezultatet përfundimtare. Haziri në një postim në rrjetin social Facebook ka shtuar se ata që qeverisen që 20 vite, sipas tij, humben gjithçka. Me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, feudalët të cilët ishin në pushtet qe 20 vite kuptuan se ata humbën gjithçka, të gjitha privilegjet individuale, familjare e klanore, ka shkruar ai. Tutje, Haziri ka thënë se janë të përgatitur që ta mbrojnë me çdo kush shpresën e qytetarëve.

Është e vështirë për ta, ta shohin që Lëvizja po ua prishë këto privilegje, ajo çfarë po ndodhë me ankesat e NISME-s dhe të tjerëve që ndihmojnë skenare të tilla, kësaj radhe dështuan se menduan që ne nuk ua dimë planet e tyre. Jemi të përgatitur që me çdo kusht ta mbrojmë SHPRESËN e qytetarëve të Republikës së Kosovës, thuhet tutje në shkrimin e Hazirit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që votat me postë nga Serbia të mos numërohen në rezultatin përfundimtar. Ky vendim ia mundëson koalicioni Nisma-AKR-PD kalimin e pragut zgjedhor dhe ia heq 3 mandate Lëvizjes Vetëvendosje, kësisoj VV nga 32 do të ketë 29 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT