Viola von Cramo, Raportuesja për Kosovën në PE ka thënë se votimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës në Shqipëri nuk do të reflektojë në dialogun Kosovë-Serbi.
Viola von Cramo ka thënë për “Danas” se do të donte të bisedonte me Kurtin dhe t’i tregojë se cilat ishin motivet e tij për këtë veprim.
“Veprimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të votuar në zgjedhjet në Shqipëri ka një konotacion të fortë politik sepse ai nuk është një qytetar i zakonshëm me dy shtetësi. Sipas mendimit tim, nëse Kryeministri i një vendi voton në një vend fqinj, nuk i kontribuon stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. Nëse do të kem rast, do të doja të diskutoja me Kurtin cilat ishin motivet e tij për këtë veprim”, ka thënë ajo.
Sipas Cramon ky veprim i Kurtit do të ketë pasoja më serioze për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Unë nuk mendoj se votimi Kurtit do të reflektojë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, por është e qartë se ne nuk mund të zbatojmë standarde të dyfishta për çështjen e shtetësisë së dyfishtë për serbët e Kosovës dhe shqiptarët nga Kosova”, shtoi Von Cramon.
Kujtojmë, që Kurti sot ka udhëtuar në Bruksel ku do të takohet me zyrtarët e BE-së për vazhdimin e dialogut me Serbinë./gazetametro.






