4.4 C
Mitrovice
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img

Gorani për heshtjen e Qeverisë: Ose s’duan të merren fare me dialog, ose do të bëjnë marrëveshje pa na tregu

Publicisti Dukagjin Gorani ka thënë se Qeveria e Kosovës po hesht për dialogun dhe sipas tij ose s’duan të merren fare me të, ose do të bëjnë marrëveshje pa na tregu.

Dukagjin Gorani ka folur për ‘non-paper”in e fundit të publikuar së fundi e që parasheh krijimin e Distriktin Autonom të Veriut.

“Këto lojna natyrisht që bohen dhe janë të nevojshme. Mirëpo nevoja është me kornizu fushë-lojën. Ki me shku në Bruksel me folë për qito dy sene. Na është mirë mu ndalë dhe me kqyrë kontesktin tonë politik, partiak, shoqnor. A jemi gati për përmbyllje (të dialogut). Dhe qeveria do të bënte mirë që ta informonte Kuvendin dhe publikun për dialogun. Deri tash ka pasë heshtje, dhe kjo heshtje është brengosëse”, ka thënë ai.



Tutje Gorani tha se kjo të shtyen në interpretimin e dy gjërave.

“Tash kjo t’shtin ty me interpretu këtë heshtje në dy mënyra. Ose qeveria s’e ka ndërmend fare me u marrë me dialog. Ose e ka ndërmend me vendos diçka pa na tregu. Të dyja janë të rrezikshme”, tha ai.

Gorani u shpreh se qëndrimi i qeverisë deri tash është i panjohur për publikun ndërsa përmendi edhe vizitën e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maasit në Kosovë dhe Serbi.



Kryeministri Kurti do të shkojë në Bruksel pas pak ditësh derisa nuk i ka dhënë kurrfarë shpjegimi popullit. Ai më parë, si opozitar, kishte kritikuar para-ardhësit kur bënin veprime të tilla.

TË FUNDIT

TË FUNDIT