Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë të ditur se kombëtarja e Kosovës do të luajë një ndeshje miqësore me San Marinon me 1 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me 4 qershor me Kazakistanin dhe më pas në Antalia do të luaj me kombëtaren e Komorosit dhe të Gambisë.
FFK ka njoftuar se ka arritur pajtueshmëri që më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” ta zhvillojë një ndeshje me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Kazakistanit po ashtu në kryeqytet.
Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren Komorosit dhe të Gambisë.
Ndryshe Kosova ka pasur një ecuri shumë të dobët dhe këto ndeshje po bëhen për forcim të lojës ekipore.





