Përderisa po vazhdon ende numërimi i votave, kanë shpërthyer grushti mes të pranishmëve në vendnumërimin, shkolla “1 Maji” në Tiranë.
Një konfrontim fizik ka ndodhur mes të pranishmëve në shkollën 1 Maji ku po bëhet numërimi i votave të njësisë 30.
E pranishme ka qenë dhe kandidatja e PD, Oriola Pampuri.
Një sherr i nisur mes simpatizantëve të PD dhe PS brenda KZAZ 30 te shkolla ‘1 Maj’ në Tiranë, ka degjeneruar në dhunë masive në prezencë të policisë.
Disa persona kanë goditur me grushte vëzhguesin e PD edhe në prezencë të kandidates për deputete Oriola Pampuri, e cila ka kërkuar nga policia të verifikojnë personat prezentë brenda KZAZ, pasi dyshohet se janë me precedentë penal.
Nga pamjet e publikuara në media shihet si vëzhguesit e PD dhunohen nga persona pa bexhat dalluese dhe policia ndalon të dhunuarin dhe e shoqëron me dhunë drejt makinave të policisë.
Përplasja ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme. Mësohet se ka persona të shoqëruar në polici.
Kandidatja e PD në Tiranë, Orjola Pampuri, tha se përfaqësuesit e KQZ nuk kishin asnjë informacion për autorët, teksa kanë qenë këta të fundit që ngacmuan e dhunuar vëzhguesin e PD.
Ajo thotë se përfaqësuesit e KQZ nuk kishin asnjë informacion për autorët, teksa kanë qenë këta të fundit që ngacmuan e dhunuar
Ndërsa Silva Caka, e pranishme në momentin e përplasjes tha se në ambientet e KZAZ kishte persona të paautorizuar dhe në momentin e pushimit kur numëruesi dhe vëzhguesi i PD ishin duke diskutuar me njëri tjetrin, një prej personave të paautorizuar ka kërcënuar dhe me pas dhunuar përfaqësuesit e PD.






