Gazetari Arian Çani në emisionin “Të Paekspozuarit”, është shprehur se presidenti Ilir Meta pritet që të japë nesër dorëheqjen.
Duke iu referuar burimeve të tij, Çani tha se Meta po përgatit fjalimin e dorëheqjes dhe po pret të mbarojë procesi i numërimit.
“Meta nesër mund të japë dorëheqjen. Burime të brendshme thonë se Meta është duke përgatitur fjalimin. Meta është duke bërë gati fjalimin”, tha Çani.
Duhet theksuar se partia e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, që udhëhiqet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ka pësuar debakël në zgjedhjet e 25 prillit, e cila deri më tani ka siguruar vetëm 6 mandate ku janë numruar mbi 75% e votave.






