Qeveria Kurti ka shpalosur projektin 22 milionësh, me të cilin synon që çdo familjeje në Kosovë t’i mundësohet banimi, shkruan Mitrovica SOT.
Sipas Qeverisë kjo nënkupton se familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste prej 120 deri 150 euro në muaj, për një periudhë kohore që nuk tejkalon 150 muaj.
Qeveria thotë se përfituese të projektit do të jenë rreth 4000 familje.







