Kompania Rajonale Ujësjellesi “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të bëhet ndërrimi i gypit në Zhabarë dhe se për këtë nuk do të ketë ndërprerje të ujit, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi, ujësjellësi ka bërë të ditur se ndërprerje nuk do të ketë as në pjesët tjera të qytetit.
“Mitrovicë, 26 Prill – Sot, do të punohet në Zhabarë në rrugen “Gani Haxha” ku do te bëhet ndërrimi i gypit të ujit, por ndërprerje të ujit nuk do të ketë. Ndërprerje të ujit nuk do të ketë as në pjeset tjera të qytetit. Ju përshëndesim!”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/





