Në Mitrovicë sot aktivistë mbushën me mbishkrime mure të qytetit, nëpërmjet të cilave dënohet dhuna ndaj grave dhe standardet shtypëse e diskriminuese të sjelljes ndaj tyre, shkruan Mitrovica SOT.
Përmes këtyre mbishkrimeve, aktivistët kanë dënuar dhunën ndaj grave, ngacmimin seksual, kontrollin e trupit të gruas nga burrat.
“Gruaja nuk o rob i burrit”, “virgjiniteti është shpikje e burrave”, “gratë e kanë vendin kudo që dojnë ato”, “trupi jem, e drejta jem”, e të tjera, ishin disa nga mbishkrimet nga aktivistët.







