Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se qeveria e tij është në ditët e fundit të finalizimit të programit qeverisës.
Veç kësaj, Kurti është shprehur se programi është i përqëndruar në investime për krijimin e vendeve të punës, drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit.
“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të qeverisë sonë. program për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin”, thuhet në postimin e tij.
Ai gjithashtu ka thënë se pasi të kthehet nga Brukseli do të paraqesë programin qeverisës për miratim dhe do të fillojë punën.
“Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në parlament për miratim dhe do të fillojmë axhendën tonë transformuese”, shton tutje i pari i ekzekutivit.
We are in the last days of finalising our gov. program for the next 4 yrs, focused on investment to create jobs & justice to fight corruption.
Soon after I return from Brussels next week, we will present the program to parliament for approval and start our transformative agenda.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 24, 2021





