5.8 C
Mitrovice
E premte, 30 Janar, 2026
spot_img

Vdes kryeinfermierja e një reparti në Klinikën Infektive

Oda e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar sot për vdekjen e kryeinfermieres së repartit E të Klinikës Infektive, Nerxhivane Konushevci, shkruan Gazeta Metro.

Sipas njoftimi të kësaj Ode në Facebook, kryeinfermierja Nerxhivane Konushevci vdiq pas një sëmundje të rëndë në moshën 58 vjeçare.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962)”, thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi i plotë. /gazetametro.net

Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërriuar jetë kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.
Me pikëllim të thellë,
Naser Rrustemaj
Kryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës

TË FUNDIT

TË FUNDIT