Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të hetimit të vdekjes, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se me datë 20 prill nga Klinika e Neurologjisë në QKUK, është raportuar se nga data 17.10.2021 ka qenë i hospitalizuat një person i cili ka qenë duke vuajtur burgun në qendrën e paraburgimit në Hajvali dhe më datë 20.04.2021 i njëjti ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes kronike.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Më poshtë raporti i Policisë:
QKUK Klinika e Neurologjisë 20.04.2021 – 23:48. Është raportuar nga QKUK se nga data 17.10.2021 ka qenë i hospitalizuat një person i cili ka qenë duke vuajtur burgun në qendrën e paraburgimit në Hajvali dhe më datë 20.04.2021 i njëjti ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes kronike. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /gazetametro.net






