1.9 C
Mitrovice
E enjte, 29 Janar, 2026
spot_img

‘Nuk lëvizim nga kërkesa jonë’: Mjekët në Podujevë protestojnë deri në lirim e mjekut që u arrestua dje

Mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Podujevë, ditën e sotme e kanë filluar me protestë, për rastin e suspendimit dhe arrestimit të mjekut, Ibrahim Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Ata po kërkojnë lirimin e pulmologut Ibrahim Hoti, pasi ai është arrestuar mbrëmë pasi kishte refuzuar të trajtoi një pacient duke përdorur edhe gjuhë të vrazhdë.

“Deri në lirimin e dr. Ibrahim Hoti. Nuk lëvizim nga kërkesa jonë”, ka shkruar njëri nga kolegët e Hotit në Facebook.

Reagim sot ka pasur edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës si dhe nga Federata e Shëndetësisë së Kosovës, ku kanë kërkuar lirimin e tij, pasi e kanë quajtur veprim të padrejtë.

Më poshtë pamje nga protesta. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT