Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga data e hënë me 19 prill në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitat, mësimi do të bëhet pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një njoftimi në Facebook, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se bashkë me IKSHPK’në dhe MSH’në kanë marrë vendim që nxënësit të kthehen në shkolla.
“Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve”, thuhet në njoftim.
Tutje ajo ka ftuar nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë. /gazetametro.net






