Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Shefqet Krasniqit me dy fotografi në mënyrë indirekte.
Deklarata e hoxhës Shefqet Krasniqi që “gratë e kanë vendin në kuzhinë”, ka nxitur reagime të shumta gjatë ditës së djeshme në vend.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, në mënyrë indirekte.
Në Instagram, ajo ka publikuar dy foto ku shkruhet se “vajzat e kanë vendin aty ku ato ëndërrojnë”.
“Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, dëshirojnë dhe punojnë për atë punë fort”, shkruhet në këtë foto që ka publikuar Vjosa Osmani, ku shihen edhe dy gra ushtare.
Këtë fjali Osmani e ka thënë në fjalimin e parë si presidente e Kosovës, para deputetëve të Kuvendit.
Më poshtë keni fotografitë e saj.




