8.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Janar, 2026
spot_img

Me datë 18 prill hapet gastronomia, do të punojnë me këtë orar

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva është takuar me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, ku në këtë takim është premtuar se gastronomia do të hapet me 18 prill dhe do të punojë me orar 22:30 apo 23:00.

Me anë të një njoftimi për media, OHT, ka bërë të ditur se kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pas këtij takimi, të dy kanë dalë me disa rekomandime.



Më poshtë njoftimi i plotë:

Pas takimit të kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia, kanë dalur disa rekomandime.

Sigurisht që në këtë takim OHT ka qenë me kërkesa të qarta, me ç’rast është kërkuar hapje në tërësi pë të gjitha subjektet hoteliere/turistike, duke përfshirë hotelierinë, gastronominë, pishinat, sallat e dasmave, dekoret etj,.

Mirëpo, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00!



Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë.

Oda e Hotelierisë dhe turizmit mbetet me shpresë në vaksinim sa më të shpejtë që të paktën gjatë sezonës së verës të funksionojnë të gjithë.

Ndërkohë, së shpejti do të bëhet publike edhe Manuali i dhënë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT