8.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Janar, 2026
spot_img

Shefi i UNMIK’ut kritikon Kosovën: Për një vit e gjysmë ka pasur tri qeveri, kjo krijon turbulencë

Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombëve të Bashkuara dhe shefi i UNMIK’ut, Zahir Tanin, ka shpalosur në Këshillin e Sigurimit raportin për Kosovën.

Zahir Tanin ka folur për faktin se në Kosovë për një vit e gjysmë ka pasur tri qeveri të ndryshme, dhe kjo sipas tij është tregues për faktin e turbulencave politike në Kosovë.

“Kundrejt sfidave të pandemisë, zgjedhjeve të kryera me sukses më 14 shkurt. Para zgjedhjeve, gjatë më pak se 1 viti e gjysmë, tri qeveri kanë qenë në detyrë, dhe kjo ndihmon të kuptohet sasia e turbulencave që kanë mbretëruar. Dalja në zgjedhje ka qenë shumë e lartë. Partia fituese ka marrë mëse gjysmën e votave. Shqyrtimi i demografisë së votave ka zbuluar një dëshirë të madhe për ndryshim”, tha ai.



Tanin ka thënë se është takuar me kryeministrin Kurti, i cili ia ka potencuar rëndësinë e dialogut edhe pse në dalje publike kryeministri nuk e rendit si prioritet dialogun për Qeverinë e tij. Përveç me Kurtin, ai thotë të ketë biseduar edhe me Vucicin i cili është shprehur i interesuar për vazhdimin e këtij procesi.

Ai ka folur edhe për zgjedhjen presidente të Vjosa Osmanit.

“Në muajt e fundit, përkundër kufizimeve kemi qenë të angazhuar. Dje jam takuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili më ka siguruar për rëndësinë strategjike të avancimit të dialogut. Sot kam folur edhe me Vuçiqin për dialogun. Dinamika për të zgjedhur presidentin e ri ka kontribuar në ngutinë për zgjedhje të reja. Javën e kaluar, Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës, duke u bërë gruaja e dytë që mbanë këtë pozitë”, ka thënë Tanin në mbledhjen e Këshillit së Sigurimit.

Tutje, Tanin ka thënë se çështjet e rëndësishme duhet të trajtohen me seriozitet nga qeveria Kurti.

Ai gjithashtu përmendi edhe masat e vëna së fundmi nga qeveria e udhëhequr nga VV.



“I inkurajoj liderët që të kenë parasysh ndikimin e deklaratave të tyre publike, përfitimi i besimit publik është aq i brishtë sa edhe esencial. Tani, kemi një qeveri të mandatuar në Kosovë dhe mund të presim që çështjet e rëndësishme të trajtohen me seriozitet. UNMIK-u do të përkrah procesin pa ekuivok dhe do të punojmë me të gjitha ato që kemi në dorë për një progres si në të gjitha vendet. Kosova mbetet në presion nga pandemia. Janë vendosur masa të reja javën e kaluar, për të ulur numrin e infeksioneve që kishte arritur numër të paprecedent. Janë mbi 100 mijë të infektuar dhe rreth 2 mijë të vdekur. Deri tash kanë arritur 24 mijë vaksina nga COVAX. Qeveria e Kosovës ka mundësi të mëdha përkrah sfidave të mëdha. Kurti ka një qeveri të fuqishme dhe ka vendosur një qasje të qeverisjes në luftim të korrupsionit. Kjo është një mundësi e mirë e Kosovës për të transformuar narrativat që kanë mbajtur peng në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Kujtojmë që sot është ndërprerë seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, pasi që përfaqësuesi i Rusisë ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla që ta heqë flamurin e Kosovës. Mirëpo pas ndërprerjes seanca ka filluar në mënyrë të rregullt dhe flamuri nuk është hequr. /gazetametro

TË FUNDIT

TË FUNDIT