15.1 C
Mitrovice
E enjte, 4 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

“Me pushkë ose me referendum”, ministri i jashtëm serb përmend fjalët e zyrtarit të VV-së për ta sulmuar Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq ka përmendur në seancën e Këshillit të Sigurimit deklaratën e drejtorit të Inspekcionit në Mitrovicën e Jugut, Fidan Ademi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në vazhdimësi ka përsëritur që do të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, kurse një zyrtar i kësaj partie ka thënë se “me pushkë ose me referendum” , tha ai.



Ndryshe, Fidan Ademi, drejtori i Inspekcionit në komunën e Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar në Facebook një fotografi ku ka shkruar se bashkimi i shqiptarëve do të bëhet me pushkë ose me referendum.

TË FUNDIT

TË FUNDIT