Analisti Baton Haxhiu e quan ndërhyrje brutale pjesëmarrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet në Shqipëri.
“Se po ndërhyn në zgjedhje po ndërhyn brutalisht, pa shije dhe për mu jo e befasueshme. Cështja është cili njeri po ndërhyn dhe cka kërkon. Se ky njeri do të vinte në Shqipëri dhe do e harronte Kosovën me të gjitha problemet që ka, këtë e kam ditur, edhe për partinë politike edhe si do të ndërhyjë, që Kosovën e ka vetëm si trampolinë, se ai nuk e do Kosovën, nuk e do, ai do dicka më shumë, ai e do historinë më shumë se sa Kosovën”, ka thënë Haxhiu në Euronews.
Kurti u kritikua për mbështetjen që u bëri në vikend kandidatëve të VV-së për zgjedhjet në Shqipëri teksa Kosova po përballet me pandeminë COVID-19.
Deputetë dhe Ministra të qeverisë u panë në Tiranë e qytete tjera duke bërë fushatë për kandidatët për deputetë atje, ndërkaq masat anti-covid në Kosovë të vendosura nga qeveria mbyllën gastronominë dhe aktivitete të tjera në sektorin ekonomik.
Burimi i lajmit: Korrektpress






