3.5 C
Mitrovice
E martë, 27 Janar, 2026
spot_img

Kurti ‘mbylli’ Kosovën: Ministrat e deputetët e tij ikin në Shqipëri, shijojnë edhe makiaton

Ministrat e deputetët e Albin Kurtit, ia kanë mësyrë Shqipërisë, duke mos u brengosur për ‘mbylljen’ që i kanë bërë me masat e reja anti-Covid Kosovës, por që kufijtë janë lënë të hapur edhe pse niveli i rrezikshmërisë për t’u infektuar është i lartë në të gjitha shtetet fqinjë.

Lëvizja Vetëvendosje që po udhëheq me Qeverinë, ditë më parë mori vendim së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për t’i vendosur masat anti-Covid, por që ata vet po ikin prej tyre.



Madje, në Shqipëri ka shkuar edhe një ministër i qeverisë Kurti si dhe një deputet.

Bëhet fjalë për Liburn Aliun, ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2 i cili sipas disa fotografive të postuara në rrjete sociale, shihet se ka marrë rrugën për në Shqipëri.

Bashkë më të shihet të jetë dhe Liridona Bislimi, këshilltare komunale në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe kandidati për deputet në Shqipëri nga radhët e VV’së, Boiken Abazi.



Përveç tyre, për t’iu ikur masave që vet i vendosën në njërën nga kafeteritë e Tiranës po e shijon makiaton edhe deputeti i VV’së, Valon Ramadani.

TË FUNDIT

TË FUNDIT