24.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Sava Janjiq ankohet për diskriminim sistematik: Pushteti kosovar jeton në një realitet paralel

Nuk kishte si të mungonte në debatin rreth pretendimeve për rrezikun që po i kanoset Manastirit të Deçanit abati i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic, i cili vlerësoi se kjo është një e vërtetë e ditur sipas tij, që është e konfirmuar edhe nga renditja e monumenteve të rrezikuara nga UNESCO.

Janjic doli me pretendime se në Kosovë serbëve ju mohohet gjithçka gati se, dhee ka diskriminim sistematik etnik e fetar. Madje as emri i Kishës Ortodokse Serbe nuk lejohet të përmendet sipas tij në Kosovë. Ankesë e madhe kjo nga një përfaqësues i kishës serbe dhe komunitetit etnik që ka mbrojtje ligjore përtej barazisë qytetare e që shkon në privilegje.



“Pushteti kosovar shpesh sillen sikur jetojnë në realitet paralele. Në një anë flasin që ka harmoni ndëretnike dhe ndërfetare a në anën tjetër diskriminimi i serbëve dhe Kishës Ortodokse Serbe që ju mohohen të drejtat themelore si kurrë më parë nuk ishin më intensive, vetëm dy muajt e fundit kishte aq shumë sulme ndaj kishave tona, plaçkitje, vazhdimisht përballemi me mohimin e identitetit të Kishës sonë të cilës as emrin nuk mund ta thonë” ka thënë Janjic në deklaratën e tij.

Janjic u ankua më tej se ligjet dhe rregulloret e gjykatave nuk zbatohen sikur nuk po zbatohen edhe marrëveshjet ndërkombëtare rreth pronave të kishës serbe. Ai vazhdoi më tej se duhet të punohet në “shtimin e të drejtave tona dhe të drejtat e Kishës tonë dhe mbrojtjen ligjore në kushtet e retorikës agresive pan shqiptare dhe mohimit të identitetit shpirtëror, kulturor, nacional serb në Kosovë e Metohi”.



Debati nisi pas përcaktimi i organizatës Europa Nostra që kishte vlerësuar se Manastiri i Deçanit është në listën e shtatë monumenteve të trashëgimisë kulturore me rrezik të shtuar. Me këtë vlerësim nuk ishin pajtuar kryeministri Albin Kurti dhe presidentja kosovare Vjosa Osmani-Kadriu me një deklaratë të përbashkët./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT