5.5 C
Mitrovice
E martë, 27 Janar, 2026
spot_img

Sulmohet fizikisht nga tre persona në Mitrovicë, dërgohet në spital pas lëndimeve të rënda

Një person është sulmuar fizikisht pasditen e së premtes në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, tre të dyshuar që janë ende të panjohur, kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal, teksa lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT