Gazetari Valon Syla, ka thënë se tani duket qartë se politikat e Kurtit janë në kundërshtim të plotë me ato të Washingtonit, duke shtuar se tani do kuptohet se Kurti nuk është vetëm ‘’anti-Trump’’, por edhe anti-amerikan.
Syla, tha se neglizhenca e Kurtit dhe Osmanit rreth ftesave për vazhdimin e dialogut, tregon qartë se politika nuk është në sinkronizim me Washingtonin.
Postimi i plotë:
‘’ Mendojshin ‘intelektualët’ që Kurti ishte vetëm anti-Trump. Tash e shihni, që është anti-amerikan. Ai po mendon se me reciprocitet i nxjerr vakcinat, sikur Haradinaj që mendonte se i nxjerr vizat me taksën 100%. Por, spo e kupton që bisedimet dhe punët me Serbi janë punë tona me i zgjidh, dhe jo punë e amerikanëve që po na shtinë me zor me i zgjidh.”






