16.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 3 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Blinken letër Kurtit, e paralajmëron për dialogun

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Mitrovica SOT.

Në letrën e tij, Blinken ka uruar Kurtin dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet demokratike të 14 shkurtit.

Blinken shkruan se SHBA mirëpret përkushtimin e Kurtit për luftimin e korrupsionit, pandemisë COVID-19 dhe se shprehin gatishmërinë për të punuar së bashku për një Kosovë demokratike, multietnike dhe pjesë e familjes Euro-Atlantike.

Blinken gjithashtu bëri të qartë se SHBA pret rifillim të shpejtë e pa vonesa të dialogut Kosovë-Serbi, i përqëndruar në njohje reciproke, që është esenciale për arritjen e potencialit të plotë të Kosovës që të mund të anëtarsohet në BE. Tutje, Blinken bëri të qartë se Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-së në këto përpjekje /Mitrovica SOT

TË FUNDIT

TË FUNDIT