6.9 C
Mitrovice
E martë, 27 Janar, 2026
spot_img

Acarohet Shefi i Stafit të presidentes Osmani: Blerim Vela bllokon çdo qytetar që e kritikoi në Twitter pasi e mori pozitën

Shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka bllokuar në Twitter çdo person që ka kritikuar atë për afërsinë që kishte me Vetëvendosjen (VV).

Blerim Vela e ka nisur detyrën si Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, me një veprim të pazakontë në Twitter.



Qytetarët që ndjekin atë, kanë shkruar se Vela po i bllokon ata në Twitter pasi është kritikuar për afërsinë me VV’në, që sipas tyre ka ndikuar që ai të marrë detyrën e re.

Postimet e ndjekësve duket se nuk i kanë pëlqyer Veles, prandaj ka filluar t’i bllokojë ata.

Ndryshe Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur dje se Blerim Vela është emëruar sot shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.



Siç njofton presidenca, Vela ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare.

Më poshtë keni fotografitë ku shihet se ai ka bllokuar disa persona.

TË FUNDIT

TË FUNDIT