4.9 C
Mitrovice
E martë, 27 Janar, 2026
spot_img

Kurti liron nga detyra Qazim Rrahmanin, ky është zëvendësministri i ri

Kryeministri Albin Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin. Në vend të tij në këtë pozitë ka emëruar Resul Makreshin.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.



“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rahmani.

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, zëvendësministri Rahmani ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Rrahmani është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon.



Në vend të z. Qazim Rahmani, Kryeministri Kurti e ka emëruar z. Resul Makreshi”, thuhet në njoftimin e ZKM’së./Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT