7.8 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

Zyrtare: Vendosen masat e reja anti-covid, ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00

Qeveria e Kosovës, ka njoftuar masat e reja anti-covid në Kosovë. Këto masa përfshijnë pezullimin e aktiviteteve të caktuara.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, ka treguar masat e reja të cilat parashohin pezullim të aktivitetit të gastronomisë, arsimit parauniversitar dhe atij universitar (të cilët kalojnë në mësim online.)

Qytetarëve do të ju lejohet lëvizja e lirë nga ora 05:00 deri në orën 22:00, përveç rasteve të emergjencave shëndetësore.



Arsimi parauniversitar do kalon në mësim online nga 12 deri 18 prill, ato universitare 6-18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:



-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe menzave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 7 deri më 18 prill 2021.

TË FUNDIT

TË FUNDIT