Kalimi i Adelina Graincës nga PDK në VV mund të mos jetë i vetmi. Gazetari Valon Syla në T7 ka paralajmëruar ndryshime të tjera.
Sipas Sylës edhe një deputet tjetër i PDK’së pritet t’i bashkohet partisë së Albin Kurtit.
Adelina Grainca u prezantua sonte në VV nga Albin Kurti. Ajo mori pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente.
PDK e shkarkoi nga çdo pozitë Garaincën duke thënë se ajo u largua për ‘para të majme dhe tendere’.






