9.1 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

Haradinaj reagon pasi deputetja Reshitaj merr pjesë në votimin e presidentit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth pjesëmarrjes së deputetës së kësaj partie, Albena Reshitaj, në seancën e jashtëzakonshme ku po votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në një lidhje telefonike në RTV Dukagjini, Haradinaj tha se so është informuar nga Reshitaj se do të marrë pjesë në seancë, përkundër vendimit të kryesisë dhe Grupit Parlamentar të AAK-së që të mos jenë të pranishëm në Kuvend gjatë votimit për president.



“Sot jam informuar nga Albena që do të merr pjesë në seancë dhe unë kam shprehur qëndrimin tim se nuk duhet të marrim pjesë. Si subjekt politik nuk na është bërë një kërkesë zyrtare që ta përkrahim formimin e Qeverisë apo për presidentin”, ka thënë Haradinaj.

Ai e konsideron si jo të duhur dhe të paarsyetuar vendimin e Reshitajt që të dalë kundër vendimit të partisë për mospjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të sontme.



“E konsideroj të jo duhur dhe të paarsyetuar vendimin e saj individual dhe është kundër vendimit që kemi marrë si kryesi dhe Grup Parlamentar”, shtoi tutje kreu i Aleancës. /Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT