5.9 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

Xhavit Haliti: Do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente, është kërkesë e SHBA’së

Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, i cili votoi pro Glauk Konjufcës për pozitën e kryetarit të Kuvendit, deklaroi se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Madje sipas tij kështu do duhej të votonin të gjithë deputetët e Kuvendit. Kjo sepse për të qëndruar në sallën e Kuvendit është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



“Do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente dhe do duhej ta votonin të gjithë deputetët sepse pos tjerash është kërkesë e SHBA’së”, ka thënë Xhavit Haliti.

Seanca për zgjedhjen e presidentit është shtyrë për në ora 19:00, edhe pse u thirr të mbahej në ora 18:00.

Për të zgjedhur presidentin nevojitet kuorumi prej 80 deputetëve, e pastaj në raundin e tretë mund të zgjedhet edhe me 61 deputetë.



Edhe pse kryesia e LDK’së ka marrë vendim të qëndrojnë në sallë, duket se jo të gjithë deputetët do t’i binden këtij vendimi./Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT