5.9 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

Pak minuta para seancës VV tërheq përfundimisht Ligjin nga Kuvendi

Lëvizja Vetëvendosje e ka tërhequr Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nga Kuvendi i Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express, pak para se të fillojë seanca për votimin e presidentit, e cila do të mbahet nga ora 18:00.



Tërheqja është bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nga e cila ka dalë përfaqësuesi i LDK’së, Arben Gashi.

Kjo ka ndodhur përkundër që ushtruesja e detyrës së shefes së deputetëve të VV’së pas mbledhjes së kryesisë u deklarua se partia e saj nuk e ka tërhequr Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.



“Ne kemi pasur kërkesën që me procedurë të përshpejtuar të trajtojmë projektligjin, me mos mundësinë tonë që të kemi 2/3 tona ai projektligj ka rënë në formatin e Kuvendit dhe mbetet aty. Trajtimi i mëtutjeshëm në procedurë të rregullt nënkupton që do të fillojë në atë procedurë”, tha ajo. /Gazeta Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT