Prokuroria Speciale ka shënjestruar tri raste të reja për vepra të ndryshme penale. Në këto tri raste janë përfshirë 48 persona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prokuroria, përmes një komunikate drejtuar mediave.
Në rastin e parë të shënjestruar janë të përfshirë 17 persona, për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.
Në rastin e dytë i shenjëstruar janë të përfshirë nëntë persona për veprat penale “Krim i organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.
Ndërkohë, në rastin e tretë janë të përfshirë 22 persona, për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”./Gazeta Express





