4.7 C
Mitrovice
E diel, 25 Janar, 2026
spot_img

Deliu i reagon ashpër Gërvallës: Respektimi i kushtetutës së Serbisë, që e konsideron Kosovën pjesë të saj, është tradhti

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratës së zvkryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila sot tha se duhet të respektohet kushtetuta e Kosovës dhe Serbisë, në dialogun mes dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka shkruar se respektimi i një kushtetute që e ka pjesë integrale të Kosovës është tradhti, duke iu referuar kushtetutës së Serbisë.

“Të kërkohet nga një ministre e Republikës së Kosovës që në marrëveshjën me Serbinë të respektohet kushtetueshmëria e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj është thjesht tradhëti!”

Qëndrimi qeveritar për një marrëveshje me Serbinë brenda kornizës kushtetuese të Serbisë është alarm për reagim të shpejtë nga të gjithë faktorët politik e publik në Kosovë! Kjo, assesi nuk guxon të kalojë në heshtje!”, ka shkruar ajo.

Kryediplomatja sot në takimin që mbajti me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se marrëveshja duhet të jetë atillë që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjërës palë.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT