4.8 C
Mitrovice
E shtunë, 24 Janar, 2026
spot_img

Kabashi: Kurti kreu një obligim, vaksinimi i tij inkurajon qytetarët ta bëjnë të njëjtën gjë

Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi ka reaguar pas vaksinimit të kryeministrit Albn Kurti, i cili sot i pari mori vaksinën kundër COVID-19. Më një veprim të tillë, sipas Kabashit, i pari i Qeverisë e ka kryer një obligim të tij.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Kabashi ka shkruar se duke marrë vaksinën anti-COVID, Kurti ka inkurajuar qytetarët që të vaksinohet.

Kjo sipas Kabashit kur kihet parasysh që tanimë ekziston një kategori jo e vogël e njerëzve që hezitojnë të vaksinohet.


Postimi i plotë i Kabashit:

Pozicionimi kundër që në start ta eklipson gjykimin e drejt.



Kanë filluar kritikat, pse kryeministri Kurti u vaksinua i pari, pasi ai është i ri në moshë, dhe e ka kaluar Covid’in, që i bie se ka fituar imunitet.

Kryeministri Kurti në këtë rast si i pari i vendit, e ka kryer një obligim të tij, siç e kanë bërë të gjithë liderët, për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen. Kjo për arsye se tanimë dihet se ekziston një kategori jo e vogël e njerëzve që hezitojnë të vaksinohen, e edhe të përhapin propagandë kundër saj. Aq më tepër kur dihet se Kosova po e fillon vaksinimin me AstraZeneca, një vaksinë për të cilën ditë më parë u ngritën dyshime se mund të ketë efekte anësore të rrezikshme.

TË FUNDIT

TË FUNDIT