14 C
Mitrovice
E hënë, 1 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Ibrahimovic injoroi tifozët kosovarë, reagon fuqishëm Ismet Munishi

Kosova e zhvillon sonte ndeshjen ndaj Suedisë në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës 2022.

Në këtë kombëtare është rikthyer pas një kohe të gjatë edhe sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic.

Ai pati një pritje të ngrohtë nga tifozët kosovarë, megjithatë sulmuesi boshnjak i injoroi ata duke mos i dhënë asnjë shenjë falënderimi për pritjen dhe brohoritjet ndaj tij.



E në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi.

Ky është reagimi i plotë i Munishit:

Me vite i keni dasht lojtarët e huj , klubet e huja , kombëtaret e huja.



Pi ju vjen inati kur pi ju injorojnë, eshtë normale që ata nuk kan ndjenja për neve sepse nuk na lidhë kurgjo me ta.

Na duhet mi dashtë lojtarët e tanë dhe pikë.Kombëtaret e tona dhe pikëKlubet e tona dhe pikë.Sepse edhe ata na dojnë neve , kan respekt per neve , ata jan si ne ne jemi si ata, kemi nje gjak .Unë biri Yt Kosovë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT