4.6 C
Mitrovice
E shtunë, 24 Janar, 2026
spot_img

‘Është pafytyrësi ose naivitet t’i kërkosh LDK’së që ta votojë personin që ia ka përgjysmuar votat’

Profesori i gazetarisë dhe ish-politikani kosovar, Milazim Krasniqi, e ka quajtur naivitet dhe pafytyrësi kërkesën ndaj LDK’së që ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Krasniqi ka shkruar në Facebook, se është ose naivitet, ose pafytyrësi t’i kërkosh LDK’së ta votoj bianko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat.



Ai tutje ka shkruar se presioni për ta votuar presidentin bëhet në bazë të marrëveshjes e jo për dëmtimin e vetvetes.

“Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.”, ka shkruar Krasniqi.



Postimi i plotë:

T’i kërkosh LDK-së ta votojë bianko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.” Në fakt, e kanë mësuar nga hipokrizia e vetë LDK-së, e cila kujtonte se duke e futur kokën në zall e mandej duke u shndërruar në ORA, mbetet LDK.

TË FUNDIT

TË FUNDIT