1.4 C
Mitrovice
E shtunë, 24 Janar, 2026
spot_img

Qytetari ankohet për keqtrajtim të prindit në QKUK: E dërgoi të atin në ora shtatë në spital, mjekët i thonë në ora 11:30 se ai ka vdekur

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kjo pasi sipas tij ai e kishte dërguar të atin në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 u njoftua nga mjekët se ai kishte ndërruar jetë, shkruan Gazeta Metro.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se dje rreth orës 15:45, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

QKUK 26.03.2021 – 15:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT