16.1 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Albin Kurti deklarohet rreth Mini-Shengenit: Thotë se është i parakohshëm

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar rreth idesë së Mini-Shengenit, duke e quajtur si të parakohshme. Ai e ka cilësuar si të gabueshme ngutinë për të mbajtur Samitin e Ohrit, shkruan Gazeta Metro.

Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vucic, u mbledhën këtë fundjavë në Ohër, për t’u takuar rreth idesë së Mini-Shengenit, e cila do t’u mundësonte lëvizje më të lehtë qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë. Për këtë takim, në të cilën nuk ka marrë pjesë Kosova ka reaguar sot gjatë ditës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kurti në një intervistë për Report TV ka thënë se vala e dytë e këtyrë iniciativave rajonale nuk është dashur që të mbahet.

“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, thotë ai. Kurti ka vlerësuar se një gjë e tillë ishte e gabueshme dhe e pashpjegueshme.

“Pra për mua ishte e gabueshme dhe pashpjegueshme ngutia që medoemos, tani, të mbahet kjo mbledhje në Ohër në kohën kur dihej që Kosova nuk do të marrë pjesë. E dyta, inicativat e këtilla rajonale duhet të llogarisin një gjë thelbësore e ky është reciprociteti i plotë politik, ekonomik dhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë. Pra ccfarëdo inciative në rajon duhet t’i bëjë vendit parimet e reciprocitetit të cilin do ta vendos dhe zbatoj qeveria e re e Republikës së Kosovës dhe unë si kryeministër”, shton i njejti./gazetametro.net

Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vucic, u mbledhën këtë fundjavë në Ohër, për t’u takuar rreth idesë së Mini-Shengenit, e cila do t’u mundësonte lëvizje më të lehtë qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë. Për këtë takim, në të cilën nuk ka marrë pjesë Kosova ka reaguar sot gjatë ditës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kurti në një intervistë për Report TV ka thënë se vala e dytë e këtyrë iniciativave rajonale nuk është dashur që të mbahet.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT