Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas miratimit të vendimit për dhënien e pronës së komunës prej 191 hektarë në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo bazë ushtarake pritet të jetë më e madhja në vend.
Bahtiri shkroi se me këtë vendim Mitrovica do të jetë qyteti më stabil dhe vendimmarrës për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës.
“Jam shumë krenar që me propozimin tim si kryetar i komunës, Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës prej 191 hektarë në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”, ka shkruar Bahtiri.
Bahtiri tha se ka propozuar që kazerma ta mbajë emrin e heroit Isa Boletini. /Gazeta Sinjali/





