1.8 C
Mitrovice
E shtunë, 24 Janar, 2026
spot_img

Gjinovci për Liburn Aliun: Nëse do ta kisha aktakuzën e tij do të isha shumë i nderuar

Aktivisti Rron Gjinovci, ka folur rreth kërkimit të dorëheqjes nga Liburn Aliu, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

Gjinovci, tha se kësaj radhe pajtohet me PSD pasi Aliu duhet të japë dorëheqje, por shtoi se nëse do akuzohej ai për këtë do ndihej i nderuar.

‘’Është ashtu siç po thotë PSD, këta e kanë vendos këtë standard që duhet të jepet dorëheqje, por për akuzën që e ka them të japë dorëheqje, por nëse do ta kisha aktakuzën e tij do të isha shumë i nderum, pasi asnjë ndërtim nuk e lejoi siç është bërë në Prishtinë’’, tha Gjinovci.

TË FUNDIT

TË FUNDIT