17 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Fatmir Limaj: PZAP gardian i fuqishëm – Nisma dhe partnerët janë parti parlamentare (VIDEO)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se PZAP me vendimin e fundit ka bërë që Kosova të jetë më e sigurt dhe më ligjore. Ai tha se Nisma dhe partnerët e saj të koalicionit ndihen krenarë me punën që PZAP bëri këtë kohë dhe dëshmuan se respektojnë bankën e vendimit ligjor, njofton Klan Kosova.

”Sot Kosova nga vendimi i PZAP për të anuluar ato kuti të kontrabandave nga Serbia është më e sigurtë, më ligjore – është një Kosovë që ka institucione që e mbrojnë ligjin”. ”Shteti ligjor mbrohet çdo ditë me veten, shteti ligjor avancohet çdo ditë. Jemi krenarë për punën e tyre, sot ai organ i tregoi gjithë Kosovës se: po, ka burra e gra me integritet profesional dhe me karakter njerëzor”.

”Anëtarët e PZAP treguan se ata nuk ndikohen dhe janë të verbër dhe të shurdhër dhe respektojnë vetëm ligjin dhe bankën e vendimit ligjor”. ”PZAP e ka kthyer në një masë integritetin e zgjedhjeve të Kosovës. PZAP intervenoi për të kthyer rezultatin e rregullt ashtu sic kanë votuar qytetarët e Republikës së Kosovës sipas ligjit. PZAP ka dalur edhe njëherë si gardian i fuqishëm. Ne të gjithë si subjekte politike duhet të shprehim respektin tonë nga ky organ që ktheu ligjshmërinë me këtë vendim për të pasur institucione të ligjshme të dala nga votat e rregullta”.

 

Limaj në një adresim për media pas vendimit të PZAP tha se Nisma dhe partnerët e saj tashmë janë pjesë e Parlamentit të Kosovës, janë subjekt parlamentar, njofton Klan Kosova. ”Siç kemi thënë edhe para disa dite, KQZ ka shpallur rezultat jo të rregullt dhe ai nuk është rezultati përfundimtar. Vendimi i PZAP-it sot, tregon që KQZ nuk ka shpallur bash kurgjë”. ”Me rezultatet e rregullta, me respektim të ligjit – ashtu siç e përcakton ligji, Nisma dhe partnerët, janë parti parlamentare dhe janë subjekt parlamentar dhe ne do të vazhdojmë fuqishëm me aktivitetin tonë politik parlamentar”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT