Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka bërë një reagim të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, lidhur me negociatat Kosovë-Serbi.
Edita Tahiri me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës lidhur me mundësinë e negocimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo është shprehur se Edi Rama nuk duhet të përmend më asnjë fjalë për Kosovën. Tahiri shprehet se kryeministri i Shqipërisë ka bërë një gabim histori duke u përfshirë në çështjen e ndarjes së Kosovës me presidentin serb, Aleksandar Vucic.
“Dëgjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosove-Serbi në një kontekst ndërmjetësimi. Është mirë që kurrë mos ta përmend ma, sepse njëherë kur ndërhyri bëri gabim historik duke tentuar që t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuçiçit e Millosheviçit” ka thënë Edita Tahiri. /gazetametro.net





