Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Mitrovicë, i cili dyshohet për “dhunë në familje” dhe “lëndim trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se i dyshuari pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar në orët e mbrëmjes bashkëshorten dhe vëllain e saj.
Sipas të njëjtave burime, viktimat janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/GazetaSinjali/



