2.6 C
Mitrovice
E premte, 23 Janar, 2026
spot_img

Zyra e Kryeministrit tregon se çka i tha Hoti-Kurtit në ceremoninë e pranim-dorëzimit

Zyra e Kryeministrit ka lëshuar një komunikatë zyrtare në lidhje me pranim-dorëzimin që Avdullah Hoti sot ia bëri Albin Kurtit.

Në këtë komunikatë të qeverisë, ndër të tjera është theksuar se Hoti e uroi Kurtin për suksese në punën tij, si dhe ia dorëzoi raportin e punës së deritashme të qeverisë.



“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kreut të ekzekutivit nga ish-kryeministri Avdullah Hoti. Sipas ceremonisë shtetërore dhe pas nderimit të himnit shtetëror, Kryeministri Albin Kurti dhe ish-Kryeministri, Avdullah Hoti kanë parakaluar para Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri Hoti vazhduan në ambientet e zyrës së Kryeministrit, ku ish-Kryeministri i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e tij, si dhe ia dorëzoi raportin e punës së deritashme të Qeverisë”, thuhet tutje në njoftim.



Ndërkohë, sot do të mbahet mbledhja e parë ceremoniale e Qeverisë së Republikës Kosovës nën drejtimin e Kryeministrit Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT