0.5 C
Mitrovice
E premte, 23 Janar, 2026
spot_img

Agim Bahtiri uron kryeministrin Kurti

Sot Kuvendi i Republikës votoi për Qeverinë e re, me kryeministër Albin Kurtin, shkruan Mitrovica SOT.

Pak pas votimit të Kurtit si kryeministër, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar duke uruar Kurtin për zgjedhjen në krye të Qeverisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bahtiri tha se është i bindur se Kurti do ta udhëheqë Qeverinë për shumë mandate dhe nuk do të bie pre e asnjë presioni vendor ose jo vendor.



Postimi i plotë:

Urime Kryeministër Albin zgjedhja në krye të Qeverisë së Kosovës.

Për më shumë se dy dekada ke treguar se je politikani më i devotshëm, duke mos u zmbrapsur asnjëherë nga rruga jote e drejt politike për zhvillimin e Kosovës dhe kthimin e dinjitetit për gjithë qytetarët.

Ata që të kishin shkarkuar vitin e kaluar, dje e sot u shkarkuan përjetësisht nga populli, përderisa ju do t’ia ktheni shpresën dhe vullnetin qytetarëve përmes qeverisjes së mirë dhe me duar të pastra.



Të gjithë besojmë se me ju do të ketë sundim të ligjit dhe një demokraci Perëndimore, e jo keqqeverisje përmes klaneve politike e parapolitike të krimit, siç ka pasur nga partitë e vjetra.

Jam i bindur plotësisht se Qeveria e re me në krye Albin Kurtin do ta udhëheq Kosovën për shumë mandate dhe nuk do të bie nën ndikimin e asnjë presion vendor apo jovendor, për të marrë vendime që e dëmtojnë interesin e Kosovës dhe qytetarëve.

Urime aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Urime KOSOVË!

AB

TË FUNDIT

TË FUNDIT