Kosova sot pritet të bëhet me qeveri të re.
Seanca për formimin e Qeverisë pritet të mbahet në ora 17:00, ndonëse gjatë ditës u raportua se seanca mund të mbahet në orën 16:00.
Kjo është konfirmuar për mediat edhe nga zyrtarë të Vetëvendosjes.
Ndryshe, sot gjatë orëve të paradites është mbajtur seanca konstituive.






